Një video dramatike është publikuar sot ku shihen momentet kur autoritetet u marrin me forcë beben prindërve në shtëpi, për ta vendosur nën kujdesin e mjekëve, pasi ata refuzuan transfuzion me gjak ‘të vaksinuarish’ para një operacioni të rëndësishëm.
Rrjeti britanik Daily Mail shkruante se ajo që quhej nga mediat vendase si “pengmarrje mjekësore” u krye pas vendimit përkatës së gjykatës, pas shqetësimeve të prindërve anti-vaksinë për gjakun e përdorur në transfuzion.
Pamjet tronditëse të episodit tregojnë prindërit e shokuar që përpiqen më kot të ndalojnë zyrtarët teksa bebja u merret nga stafi i spitalit. Babai i bebes bën thirrje që njerëzimi “të ngrihet” përballë sjelljes.
“Ju djema do të mbeteni në histori si kriminelë që merrni bebet nga nënat e tyre”, thotë babai i fëmijës teksa një administrator e informon ate se nëna mund të takojë beben pas operacionit.
Pas episodit shokues babai flet në kamera: “Nuk e di nëse kjo ndodh dhe në vende të tjera të botës, por kjo ishte një pengmarrje mjekësore e fëmijës tonë”.
“Në shtëpi erdhën rrugaçë me uniforma policie dhe morën beben nga krevati i saj. Le të jetë ky një mësim për pjesën tjetër të njerëzimit, marrja e kontrollit ka nisur, ka nisur me një bebe në një repart spitali”.
“I bëj thirrje njerëzimit të ngrihen, sepse e dini çfarë ju pret”.
Pamjet e incidentit qarkullonin në internet pasi u postuan fillimisht në rrjetin Rumble.com, shkruan Daily Mail.
Prindërit përfaqësohen nga avokatja dhe aktivistja e njohur anti-vaksina Sue Grey, e cila tha se “ata kanë etiketuar klientët e mi si ‘konspiracionistë’ dhe me këtë injorojnë çdo kërkesë të tyre”.
E përditshmja vendase NZ Herald reports thotë se dy prindër të tjerë neo-zelandezë kanë kërkuar gjak të pavaksinuarish për transfuzionin e fëmijës së tyre me problem në zemër, bazuar ne besimin e pabaze se vaksinat janë te kontaminuara me përbërës toksike.
Top Channel