Prindërit refuzojnë gjak ‘të vaksinuar’ për kirurgjinë e bebes katër-muajshe në Zelandën e Re (fotot)

30/11/2022 19:36

Shërbimet shëndetësore në Zelandën e Re kanë aplikuar në gjykatë për të marrë kujdestarinë e një bebe katër muajshe, prindërit e të cilit refuzojnë të lejojnë një operacion vital në zemër të të voglit, përveç rasteve kur donatori gjakut është i pavaksinuar ndaj Covid.

Prindërit e bebes raportohet se kishin diskutuar shëndetin e djalit të tyre dhe preferencat mjekësore me një aktivist anti-vaksina.

Ndërsa në një intervistë ata thanë se bebja e tyre vuan nga stenoza e valvulës pulmonare, prandaj janë të shqetësuar “për gjakun që do të përdoret nga doktorët”.

“Ne nuk duam gjak që është i ndotur nga vaksinimi,” tha babai i fëmijës. “Kjo nuk diskutohet – jemi dakord me gjithçka tjetër që doktorët duan të bëjnë.”

Vaksinat raportohet se parandalojnë sëmundjen e Covid-19 dhe shërbimi i gjakut në Zelandën e Re (NZ Blood), thotë se “vaksina Covid-19 shpërbëhet ne gjak pak pas injeksionit”.

Drejtori i shërbimit mjekësor në Auckland Dr Mike Shepherd, tha se e kupton që prindërti janë të shqetësuar për fëmijën e tyre.

Por gjithsesi zyrtarët kanë depozituar kërkesën për të marrë fëmijën nga kujdestaria e prindërve, në mënyrë që të përdoret gjaku i donatorëve, raporton rrjeti vendas NZ Herald.

“Vendimi për të vepruar kështu u bë për interesin më të mirë të fëmijës dhe pas konsultimeve të gjera. Tani këtë do ta vendosë gjykata”, tha Shepherd.

Avokati i shërbimit mjekësor Paul White tha se një fëmijë me gjendje të tille duhet të ishte trajtuar që herët, ndërsa avokatja e çiftit Sue Grey – aktiviste e njohur anti-vaksina – tha se prindërit kërkojnë vetëm ‘një kujdes më të mirë nga ai që ofrohet’.

“Ata i kane etiketuar klientët e mi si ‘teoristë konspiracioni’, dhe me këtë duan të hedhin poshtë çdo qëndrim që ata mbajnë,” tha ajo.

Lektorja e bioetikës në University of Otago, Josephine Johnston, tha për rrjetin RNZ se është e rrallë që një cështje të arrijë deri këtu.

“Është një çështje e rëndë për ata të përfshirë, kontradiktat janë të thellë edhe pse të dyja palët mendojnë për të mirën e fëmijës”, tha ajo.//TheGuardian/

FOTO GALERI
1/2
Ata thanë se bebja e tyre vuan nga stenoza e valvulës pulmonare, prandaj janë të shqetësuar “për gjakun që do të përdoret nga doktorët”.

Top Channel