Ishte valsi plot emocion me bashkëshorten e tij që i dha plot 40 pikë Salsano Rrapit këtë mbrëmje në Dancing With The Stars.

Romanticiteti dhe ngjyra e dashurisë, e kuqja mbizotëruan skenën e magjishme.

Ishte dashuria në sytë e tyre që përcolli emocione të papërshkrueshme gjatë valsit. Aktori arriti të merrte 40 pikë nga juria.

Në ndryshim nga çdo natë tjetër, në fillim të spektaklit të gjithë VIP-at kanë kërcyen me njeriun e dashur të tyre, qoftë ky partneri, motra apo edhe njëri nga prindërit.

Pas performancave të veçanta që sigurisht ata do t’i mbajnë mend gjatë në memorien e tyre, u rikthyen tek sfida e vërtetë mes çifteve.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel