Shqipëria pësoi gjatë viteve të tranzicionit dëmtime të mëdha të sipërfaqeve  me drufrutorë.

Pas mbi 20 vitesh, fermerët po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rrugë të reja fitimi. Në jug të Shqipërisë, interesimi më i madh është për agrumet kryesisht në zonat bregdetare, si dhe për arrat dhe lajthitë në zonat në brendësi.

Lajthia si të gjitha bimët e tjera arrore,  është mbjellë afër vreshtave, por edhe si pengesë në formë gardhesh për të mbrojtur arat nga vërshimet e lumenjëve dhe përrenjëve.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, shumë fermerë shqiptarë janë të nxitur për kultivimin e lajthive:

  • nga mundësitë e klimës së zonës,
  • tregu i shitjes së tyre është krejt i sigurtë,
  • si pasojë e ekzistencës së kompanive prodhuese të ëmbëlsirave
  • mundësia e artë për eksport drejt tregjeve të huaja

Specialistët e bujqësisë tregojnë se interesimi për lajthitë ka bërë që vit pas viti, sipërfaqet me drufrutorë të shtohen.

Kultivimi i tyre madje nuk prek as sipërfaqet bujqësore, por zonat afër lumenjve.

Sot Shqipëria ka rreth 50 000 rrënjë të kultivuara në shkallë vendi.

Pothuaj të gjitha të kultivarit të fidanëve Visoka dhe gjysma kultivohen në rrethin e Fierit.

Gjithashtu ka edhe mbi 11 mijë hektarë grumbuj pyjor me lajthishte të egra, të klasifikuara në llojin shkurre.

Këto toka të mbuluara nga lajthi të degraduara, shpesh preferohen për kullota apo për përdorime të tjera.

Disa fermerë kanë filluar të besojnë që me pak ndërhyrje, këto toka mund të kthehen në burim të ardhurash.

Për lajthinë nuk ka fare vështirësi gjetja e tregut, sepse është një kulturë që përdoret së tepërmi nga kompanitë e mëdha si në industrinë e çokollatave apo edhe frutave të thata.

Kjo kulturë është shumëvjeçare dhe e rezistueshme dhe gjen përdorim të gjerë kudo.

Një pemishte lajthish e mirëmbajtur prodhon nga 1.5 – 2.0 ton për hektar, ose rreth 50% të rendimentit për hektar të arrave.

Lajthitë vilen me dorë dhe kështu sigurohet që të ruhet vazhdimësia e prodhimit. Rreth 86% e gjithë prodhimit shqiptar të lajthive vjen nga katër rajone, Fier, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër.

Përafërsisht 55% e prodhimit vjen nga rrethi i Fierit dhe 11% nga ai i Lezhës. Të gjithë rrethet e tjerë japin 5% ose më pak të prodhimit total.

Turqia është vendi që realizon mbi 70 për qind të prodhimit dhe eksportit të lajthisë në botë, dhe vetëm gjatë 20 viteve të fundit ka vjelë më shumë se 24,5 miliardë dollarë të ardhura nga ky produkt.

Lajthia është arrori më i shtrenjtë nga të gjithë të tjerët, më i kushtueshëm se arra dhe gështenja, falë cilësive të veta shumë unike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA