Sulmet kibernetike dhe alarmet për bombë, shërbimet europiane të sigurisë hetojnë dyshimet për përfshirjen ruse
Elon Musk ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër një llogarie në Twitter që gjurmonte avionin e tij privat pasi një ‘përndjekës i çmendur’ sulmoi makinën që mbante djalin e tij të vogël.
Jack Sweeney, një student dhe programues, i cili filloi llogarinë @elonjet për ndjekjen e fluturimeve akuzohet nga Musk.
“Mbrëmë, makina që mbante lil X në LA u ndoq nga një përndjekës i çmendur (duke menduar se isha unë), i cili më vonë bllokoi makinën të lëvizte”, shkroi Musk.
“Po ndërmerren veprime ligjore kundër Sweeney dhe organizatave që mbështetën dëmtimin e familjes sime”, shtoi ai.
Kjo erdhi menjëherë pasi llogaria @elonjet e Sweeney, e cila ka më shumë se 526,000 ndjekës, u pezullua nga Twitter , pavarësisht një premtimi të Musk për ta mbajtur atë për shkak të parimeve të tij të lirisë së fjalës.
Any account doxxing real-time location info of anyone will be suspended, as it is a physical safety violation. This includes posting links to sites with real-time location info.
Posting locations someone traveled to on a slightly delayed basis isn’t a safety problem, so is ok.
— Elon Musk (@elonmusk) December 15, 2022
Musk njoftoi gjithashtu një rregull i ri për të gjithë përdoruesit ku nuk ka më shpërndarje të vendndodhjes aktuale të askujt.
“Çdo llogari që doxxon informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet, pasi është një shkelje e sigurisë fizike,” shkroi Musk në Twitter.
“Doxxing” i referohet zbulimit në internet të identitetit, adresës ose detajeve të tjera personale të dikujt.
Nuk është e qartë se çfarë veprimi ligjor mund të ndërmarrë Musk kundër Sweeney për një llogari që postonte automatikisht informacionin publik të fluturimit.
“Ai tha se kjo është liria e fjalës dhe ai po bën të kundërtën,” tha 20-vjeçari, ndërsa përshkroi zgjimin nga një lumë mesazhesh nga njerëzit që panë se @elonjet ishte pezulluar.
Filloi në vitin 2020 kur Sweeney ishte adoleshent, llogaria postoi automatikisht fluturimet e avionit Gulfstream me një hartë dhe një vlerësim të sasisë së karburantit të avionit dhe emetimeve të karbonit që shpenzoi.
Më vonë, llogaria e tij personale u pezullua gjithashtu, me një mesazh që thoshte se shkelte rregullat e Twitter kundër manipulimit të platformës.
Vitin e kaluar, studenti i Universitetit të Floridës Qendrore tha se Musk i dërgoi atij një mesazh privat duke i ofruar 5,000 dollarë për të hequr llogarinë e gjurmimit të avionëve, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
Por pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit, Musk tha se do ta linte të qëndronte.
Sweeney gjithashtu drejtonte llogari të ngjashme “bot” që gjurmonin aeroplanët e tjerë të famshëm, si ato të përdorura nga Bill Gates, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg dhe oligarkë të ndryshëm rusë.
Top Channel