Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Botërorit Katar 2022, ndërsa sot do mësohen dy Kombëtaret e tjera gjysmëfinaliste. Në orën 16:00 nis përballja Marok-Portugali.

Skuadra europiane ndodhet në formë pas suksesit 6-1 ndaj Zvicrës dhe kërkon kalimin mes katër më të mirave, por kujdes!

Maroku po përjeton një ëndërr. “Luanët e Atlasit” nuk kanë mbërritur kurrë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe sot është momenti i duhur për të shkruar historinë dhe për t’u dhuruar tifozëve një fundjavë magjike. Tifozët presin me kuriozitet nëse Cristiano Ronaldo do luajë nga minuta e parë apo do e nisë sërish nga stoli si ndaj Zvicrës.

Më pas klasikja Angli-Francë në mbrëmje (20:00). Dy kombëtaret europiane rikthehen të ndeshen në një Kupë Bote pas 40 vitesh. Kampionët në fuqi nisen si favoritë, por “Tre Luanët” e Gareth Southgate besojnë te kualifikimi në gjysmëfinale. Po si pritet të rreshtohen skuadrat në këto sfida çerekfinale?

MAROK-PORTUGALI

ANGLI-FRANCË

Top Channel