Isli dhe Ledia performuan një “Tango”, e cila u shoqërua me shumë kritika në natën e 10-të të “Dancing With The Stars”.

Juria ishte në një mendje për faktin se gjatë kërcimit, mbizotëruan lëvizjet e Ledias dhe Isli ishte vetëm një “shoqërues”.

Dalina Buzi: Ledia konkurronte apo Isli, këtë s’kuptova. Ledia ishte aq në qendër të vëmendjes, ti ishe thjesht shoqëruesi. Ishte shumë e bukur, por duke menduar që të tjerët shtojnë hapat, se di.

Kleidi Kadiu: Unë do të isha më shumë pretendues. Duke ardhur në natën e 10, por duhet të pretendoj tani. Se hapat e tangos janë të vështira. Numri doli okej por Ledia ishte dominante. Lëvizjet e Tangos nuk ishin në rregull.

Elvana Gjata: Më ke pëlqyer aq shumë, saqë mendova që tek kënga ke qenë ti. Është një nga konkurrentët më të mirë të këtij edicioni. Performanca ishte shumë e ndjerë.

Armand Peza: Unë them që lartësove më shumë Ledian. Në total ishte një performancë e arrirë por mbizotëroi Ledia.

Pavarësisht kritikave ata arritën të merrnin nga juria 38 pikë në total.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë. Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eleminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel