Salsano Rapi dhe partnerja e tij Lori dhuruan një performancë të fuqishme me një pasodoble me këngën “Lejla” të Elvana Gjatës.

Ai arriti të rrëmbente 41 pikë nga juria e Dancing With The Stars.

Veç ritmit mes dy partnerëve, performanca ishte e mbushur me elementë të veçantë dhe sidomos në kulmin e saj.

Kledi: Hapat duhet të ishin më të fiksuara, më të mbajtura, më të fiksuara, pjesa e gjunjëve ishte e butë, mund të ishte më mashkullore. Nuk ka qenë një nga ato kërcime që të ka shkuar.

Lori: Tensioni ka ardhur nga diagonali se thoshte më dhemb gjuri, por i thash që duhet ta bësh, por sot e bëri.

Elvana Gjata: Unë e dua shumë humorin e Salsanos, më pëlqeu performanca, mezi po prisja të kërceja me ju, mendoj që të ndihmon shumë një super balerinë si Lori, në tërësi më pëlqeu shumë.

Armand Peza: Fatorino më impresionuese se sa Lori nuk mund të ngjitej tek ky tren, është punuar fort. Mua më pëlqeu.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eliminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel