Megi Pojani dhe partneri i saj Jurgeni dhuruan një performancë artistike me një Charleston ritimik.

Ajo mori shumë kritika nga juria, e cila kërkoi një kërcim me shkallë vështirësie më të madhe.

Elvana: E kam kuptuar që ka qenë shumë ambicioze, të uroj vetëm sukses lart e më lart.

Dalina: Ti ke një forcë të jashtëzakonshme përtej asaj që jep në Instagram, unë e shijova.

Valbona: Jurgeni të përkëdhel ty, t’i lehtëson gjërat, ishe bukur, performanca energji shumë të bukur megi, megjithatë fuqinë që ke për të mbushur mendjen, mbushu mendjen që të të japin një kërcim më të fortë herës tjetër.

Kledi: Kjo ishte për natën e dytë, jo për natën e dhjetë.

Megi arriti të merrte 40 pikë më performancën në natën e dhjetë.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata. Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eliminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel