Arditi dhe Jora sollën shumë energji në hapjen e “Dancing With The Stars” me këngën e Elvana Gjatës “Disco Disco”.

Performanca ishte shumë alegro gjatë gjithë kohës, por mori shumë kritika nga juria për sa i përket hapave.

Elvana Gjata: Është një ndër kërcimtarët më të mirë këtu dhe një konkurrent shumë i fortë. Jam e lumtur që po shkëlqen me atë energjinë tënde. Mua më pëlqeve shumë.

Keidi Kadiu: Ke shumë personalitet dhe energji, vetëm se duhet ta respektosh. Unë Sambën se pashë, pashë vetëm të Jorës. Hapat ishin por realizimi i hapave nuk ishte në këtë gjini të sambas. Ti e personalizon dhe del jashtë kufirit.

Dalina Buzi: Ishte një rrëmujë, vërtetë donit të eksploronit, por të kapi ai qejfi për të bërë shumë gjëra dhe humbët bazën. U duk pak rrëmujë, më mungoi baza.

Armand Peza: Kishe shumë gjera të futura nga vetja. Ishte energji shumë e mirë. Arditi di si të qëndrojë në kamera dhe të bëjë atmosferës.

Valbona Selimllari: Unë pata një moment në fund me Jorën që pati një moskoordinim. Energjia është e tepërt dhe iu fute më shumë energjisë seç duhet.

Me performancën, e cila rrëmbeu komplimente dhe kritika nga juria, çifti arriti të merrte 41 pikë në total.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata. Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eliminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme. Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA