Argjentina, ashtu si në Botërorin e vitit 2014 e eliminon Holandën në lotarinë e 11-metërshave.

Por ndryshe nga tetë vite më parë, Messi me shokë shpërdoruan një avantazh prej dy golash për t’u futur në ankth në minutat e fundit, megjithatë ia dolën të ruanin qetësinë te penalltitë, duke triumfuar 4-3 (koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2).

Në Lusail u luajt një ndeshje me shumë emocione, edhe pse fillimi ishte shumë I kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Shënoi Molina me asist të Messit në minutën e 35-të, ndërsa “Pleshti” e çoi rezultatin në 2-0 me penallti në të 73-tën. Në fundin e sfidës, Weghorst bëri mrekullinë duke realizuar dy gola, të dytin pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Gjithsesi, deri në minutën e 122-të nuk u shënuan gola të tjera, ndërsa te goditjet e penalltive për holandezët gabuan që në fillim Van Dijk dhe Berghuis, ndërsa për argjentinasit vetëm Fernandez. Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë.

Holandë – Argjentinë 2-2 (3-4 me 11-m)

Goditjet e penalltive:

Holanda 3          Argjentina 4

Van Dijk –            Messi +

Berghuis –           Paredes +

Koopmeiners +  Montiel +

Weghorst +        Fernandez –

Luuk de Jong +   Lautaro +

Holandë – Argjentinë 

111′ – Mrekulli e Holandës përtej kohës shtesë, Veghorst barazon rezultatin, Messi me shokë në stres, 2-2.

83′ – I sapofutur në fush, Wegorst shënonme kokë, ndizen shpresat e Holandës.

73′ – Një penallti e shkaktuar me naivitet nga Dumfiries i jep mundësi Messit të dyfishojë rezultatin, Holandës i duhet një mrekulli.

34′ – Zhbllokohet sfida e “Lusail Stadium”, Messi nxjerr përballë portierit me një asist perfekt Alvarezin, që nuk gabon, 0-1.

Holanda dhe Argjentina me më të mirët në fushën në përplasjen e dytë çerekfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”. Eksperti i “tulipanëve”, Louis van Gaal, besnik i rreshtimit 3-5-1-2, i beson në vijën e parë të sulmit dyshes Bergwijn – Gakpo. Nuk ndryshojnë repartet e tjera me Timber-Van Dijk-Ake në mbrojtje, ndërsa në mesfushën me pesë rreshtohen Dumfries e Blind, ndërsa në qendër De Jong,  De Roon dhe Depay, me këtë të fundit pas dyshesh sulmuese.

Edhe formacioni i Argjentinës nuk pëson ndryshime nga ndeshja paraardhëse, me Messin pikë referimi në sulm

Top Channel