“Jam i traumatizuar”/Piers Morgan thotë se është shfrytëzuar në dokumentarin e Princ Harry-t dhe Meghan Markle!

07/12/2022 11:31

Piers Morgan ka pohuar së fundmi se ai është duke u “shfrytëzuar” nga dokumentari i Netflix, “Harry & Meghan”.

Seriali, i cili do të publikohet në dy pjesë këtë muaj, ndjek Princin Harry dhe Meghan Markle dhe i sheh ata të adresojnë mosmarrëveshjet e tyre të bujshme me familjen mbretërore.

Zëri i Morgan mund të dëgjohet në trailerin i cili u shfaq të hënën. Në të, ai mund të dëgjohet duke thënë se Markle “po bëhet një yll rock-u mbretëror”.

“Princesha Pinoku dhe Princi Hipokrit përdorin zërin tim për të treguar seritë e tyre të tmerrshme të reja. Jam i traumtizuar nga ky shfrytëzim”- shkroi Morgan në Twitter.

 

Në trailerin e serialit, Harry është filmuar duke thënë se ka një “luftë kundër Meghan”, duke e përshkruar atë si një “lojë të pistë”.

“Thotë djaloshi që bën një luftë të egër publike të pamëshirshme kundër familjes së tij. Harry është një djalë kaq i manipuluar, i llastuar”- shtoi ai.

Piers ka qenë një kritik i Dukës dhe Dukeshës së Sussex viteve të fundit. Koha e tij si prezantues në serialin e mëngjesit të ITV-së “Good Morning Britain” mori fund pasi ai doli jashtë transmetimit pas një fyerje shumë të kritikuar që synonte Meghan. Pjesa e parë e “Harry & Meghan” do të jetë e disponueshme të enjten më 8 dhjetor. Pjesa e dytë do të vijojë javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA