Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare 31/12 17:19
Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.
Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Autori është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç.
Ai hyri në radhët e protestuesve dhe goditi në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij gjakosje. Menjëherë kanë ndërhyrë bodygardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.
Top Channel