Futbolli i kthehet Top-it/ Sezoni i ri i Champions League ekskluzivisht në Top Channel 01/08 22:00
Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.
Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Autori është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç.
Ai hyri në radhët e protestuesve dhe goditi në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij gjakosje. Menjëherë kanë ndërhyrë bodygardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.
Top Channel