Janë shtuar masat e sigurisë në kryeqytet një ditë para mbledhjes së samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Siç duket edhe nga videoja, autoritetet po monitorojnë edhe nga ajri mbarëvajtjen e masave të sigurisë, të cilat janë ndërmarrë në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme ditën e nesërme, por edhe pasditen e sotme pasi një pjesë e liderëve europianë mbërrijnë sot në Tiranë.
Zona më e nxehtë është ajo rreth stadiumit të “Air Albania”, ku zyrtarët e lartë do të akomodohen dhe ku do të zhvillojnë mbledhjen ditën e nesërme.
Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian.
Sot pasdite dhe gjatë darkës pritet të mbërrijnë; Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës.
Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.
Top Channel