Trafiku i gomoneve nga Franca drejt Anglisë vijon ‘i patrazuar’ megjithë vdekjet dhe ndjekjen e policisë (fotot)
18/12 18:44
Kompania kombëtare e energjisë e Moldavisë ka raportuar se po përjeton ndërprerje në furnizimin e saj me energji elektrike pas sulmeve të fundit në Ukrainë.
Kjo situatë vjen pasi Ukraina u përball me një breshëri sulmesh të reja me raketa ruse në të gjithë vendin këtë të hënë.
Sipas Sky News sulmi ishte parashikuar kryesisht pasi Rusia kërkoi të çaktivizojë furnizimet me energji dhe infrastrukturën e Ukrainës përpara dimrit të keq.
Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën në veri, tashmë është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës muajin e kaluar.
Top Channel