27 të vrarë nga rrëshqitja e dheut që ‘gëlltit’ autobuzin me pasagjerë në Kolumbi (fotot)

05/12/2022 19:35

Një rrëshqitje dheu e nxitur nga shira të dendur ka varrosur një autobus dhe dy automjete të tjera në Kolumbinë qendrore, duke vrarë të paktën 27 njerëz e duke lënë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Rrëshqitja e dheut pasditen e djeshme ndau në dy pjesë autostradën në qytezën Pueblo Rico të rajonit Risaralda.

Mes të vdekurve ishin dhe tre fëmijë, njoftonte presidenti i vendit Gustavo Petro. Disa njerez të tjerë të shpëtuar u dërguan në spitale ndërsa më shumë se 70 punonjës të kërkim shpëtimit po përdornin mjete të rënda për të arritur te të mbijetuarit.

“Solidaritet me familjet e viktimave, ata do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë”, shtonte Pedro.

Autobusi i zënë në vërshim kishte rreth 20 pasagjerë dhe mbeti i groposur nën rrënojat e urës.

Qyteza kishte qenë nën alarmin për rrëshqitje dheu prej shirave të rëndë, të lajmëruar nga agjencia kombëtare e emergjencave.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA