Ka rënë në pranga 18-vjeçari i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta një mjek në Gramsh.

Në pranga ra 18-vjeçari A. B., i cili dyshohet se bashkë me një person tjetër, ushtroi dhunë ndaj mjekut për motive të dobëta.

Mjeku 60-vjeçar nga Gramshi është dhunuar mbrëmjen e 30 nëntorit nga dy persona.

Pasi është larguar nga qendra shëndetësore, aty ku ushtronte detyrën, në lagjen Sporti në Gramsh, Vladimir Shuli, është drejtuar për në banesën e tij.

Dyshohet se 60-vjeçari i njihte dy autorët, dhe i ka lejuar të hyn brenda. Ende nuk dihen shkaqet e dhunimit të tij por fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një grabitje, por kjo pistë ra poshtë pasi në shtëpinë e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash. Një tjetër pistë që po hetohet nga policia është ajo e goditjes për shkak të detyrës, apo arsye të jetës personale.

Mjeku 60-vjeçar nga Gramshi që dyshohet se u dhunua nga dy persona, është në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel