Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi.

Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që nga ana e saj humbi 1-0 përballë Kamerunit.

Serbi -Zvicër 2-3 (Mitroviç 26′, Vlahoviç 35’/Shaqiri 2o’, Embolo 44′, Freuler 48′ )

48′ – Pa u mbushur tri minuta loja në pjesën e dytë, Freuler shënon për helvetët, që përmbysin rezultatin e rimarrin epërsinë, 2-3.

44′ – Nuk kanë fund emocionet në stadiumin e Dohas, Embolo barazon rezultatin, 2-2.

35’– Shaqiri humb topin në mesfushë, me serbët që kundërsulmojnë me shpejtësi, dukë shënuar golin e dytë me Vlahovicin.

26′ – Zgjat pak avantazhi i helvetëve, pasi Mitrovis ndëshkon me kokë portierin Sommer.

20′ – Zhbllokohet pas 20 minuta lojë sfida Serbi – Zvicër. Ai që i ndëshkon serbët është një shqiptar, pikërisht Xhedan Shaqiri, që tund rrjetën i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.

Formacionet Serbi – Zvicër:

Top Channel