Elon Musk pezullon llogarinë e Kanye West nga Twitter për nxitje të dhunës

02/12/2022 10:44

Kanye West është pezulluar nga Twitter pasi është akuzuar për ‘nxitje të dhunës’ për shkak të postimeve fyese në Twitter,  vetëm dy muaj pasi u ndalua.

Reperi amerikan, i cili tani quhet Ye, postoi një seri postimesh të çrregullta në Twitter, njëra prej të cilave dukej se tregonte një simbol që kombinonte një svastikë (simbol i përdorur nga Hitler që përfaqëson urrejtjen dhe antisementizmin) dhe një yll hebre.

Elon Musk , pronari i Twitter, konfirmoi se west ishte pezulluar për shkelje të politikave të tij kundër nxitjes së dhunës.

“Unë upëpoqa për më tw mirën. West ka shkelur rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”, shkroi Musk në Twitter.

Gjithashtu të enjten, gjatë një interviste me teoricienin e konspiracionit amerikan Alex Jones dhe me fytyrën e mbuluar me maskë, West lavdëroi udhëheqësin nazist Adolf Hitler dhe u përfol për mëkatin, pornografinë dhe djallin.

West postoi një pamje të ekranit që tregon se ai ishte i bllokuar nga llogaria e tij në Twitter për 12 orë në Truth Social, platforma e mediave sociale e krijuar nga Donald Trump , ish-presidenti i SHBA.

45-vjeçari fillimisht u pezullua nga llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram pasi postoi mesazhe antisemite në tetor, ndërsa i mori sërisht dy javë më parë. Të dyja platformat akuzonin reperin se kontrollohej nga njerëzit hebrenj, duke thënë se ai kishte shkelur politikat për gjuhën e urrejtjes.

Top Channel