Arbër Çepani gjatë provave ishte i frikësuar për vijueshmërinë e garës, tashmë krah partnerit të ri Silvesterit.

Me një Konterporane ata sollën një ndërthurje emocionesh në skenën e “Dancing With the Stars”.

Valbona Selimllari: Kishit bërë një zgjedhje shumë të mençur dhe e kishe pjesën vetëm. Kur je vetëm je mire. Ishe interesant dhe mirë me lëvizjet. Më pëlqeu ishte një konterporane, dukej sikur kishe një xham përpara.

Dalina Buzi: Unë në fakt do të thoja se më pëlqeu shumë interpretimi. Realisht më pëlqeu aq sa u mundove.

Armand Peza: Një gjetje shumë e bukur dhe pjesa e xhamit imagjinar ishin shumë mirë. Erdhi shumë mirë. Këtu ishe rehat në ritmet e tua. Vinin shumë natyrshëm, më pëlqeu.

Kleidi Kadiu: Do të më pëlqente ta shihja më shumë të përfshirë me djemtë. Por kishe disa momente që nuk ishe në rregull. Nuk më erdhi aq mirë. Mua vëmendjen ma morën balerinët.

Ata arritën të rrëmbenin nga juria 31 pikë në total, ndërsa publiku mund t’i votojë në kodin VIP 4.

Top Channel