Policia: Shko ankohu tek Fiksi/ Denoncon rrëmbimin dhe trafikimin e dy fëmijëve, prokuroria heton për braktisje

01/12/2022 20:45

Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se i kanë rrëmbyer dhe trafikuar drejt Italisë 2 fëmijët e tij 7 vjeçar. Për të cilët ka denoncuar edhe në policinë Berat dhe prokurorinë e rrethit, por sipas tij nuk është bërë asgjë.

Vetë qytetari tregon se i ka vënë në dispozicion organeve shtetërore sistemin TIMS të ish vjehrrit dhe vjehrrës me të cilët dyshon se kanë udhëtuar fëmijët drejt Italisë në 13 qershor, gjithashtu targën e një autoveture pronarin e të cilës nuk e njeh. Madje së fundmi nga një shkresë që ka arritur të sigurojë nga Avokati i Popullit ka mësuar se prokuroria ka regjistruar veprën penale “Braktisje fëmijësh” dhe pse pranon se ka indicie që fëmijët janë në Itali dhe nuk janë kaluar legalisht.

“Janë konsumuar shumë vepra penale, rrëmbim, trafikim, kalim kufiri i paligjshëm, ndërkohë prokuroria thotë braktisje. Ju lutem më ndihmoni pasi kam besim vetëm te Fiksi”- thotë qytetari. Ai tregon se është në proces divorci me të shoqen, dhe se kjo e fundit duke shkelur ligjin mund të ketë marrë fëmijët drejt Italisë.

Fiksi solli me zë dhe figurë oficerin e policisë gjyqësore pranë komisariatit, aty ku është bërë dhe denoncimi, i cili i thotë qytetarit t’i drejtohet Fiksit dhe të ankohet për prokuroren, pasi ai e ka çuar shkresën siç ka deklaruar qytetari.  Fiksi tregoi orvatjet e qytetarit disa ditore me shkresa dhe takime në sekretarinë e Prokurorisë për të takuar prokuroren e çështjes, por të gjitha herët është përcjellë pa një përgjigje.

Në një takim pas pritjes disa orëshe, Oficerja e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, justifikohet te qytetari se ka qenë me leje dhe se duhet të takojë prokuroren, pasi është vetëm ajo përgjegjësja për ngritjen e akuzës. Madje ajo pranon se janë në dijeni të gjitha shkresave dhe fakteve që qytetari ka depozituar, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA