Një fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV AIDS. Ai dyshohet të jetë infektuar gjatë shërbimit shëndetësor që i kanë ofruar mjekët, ndërkohë që rasti po hetohet ende.
“Të dy prindërit kanë rezultuar negativë ndaj dyshohet se është infektuar nga shërbimi shëndetësor”, tha Olimbi Hoxhaj, nga Shoqata e të infektuarve me Hiv /Aids.
Pasi është trajtuar në pediatrinë infektive, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar. Deri në tetor të këtij viti janë diagnostikuar 80 raste të reja të prekur me Hiv Aids, nga të cilat 19 femra dhe 61 meshkuj dhe po kështu ka pasur 11 humbje jete.
“Paraqiten shumë vonë, ka 5 humbje që janë diagnostikur këtë vit”, tha Hoxhaj.
Në të gjithë vendin janë 1506 persona të infektuar me Hiv Aids, një pjesë e tyre trajtohen me antiretrovirtale.
Numri i fëmijëve të prekur është 47, dy prej të cilëve u shtuan gjatë vitit 2022 dhe sërish kemi transmetim nga nëna tek fëmija ku në protokollet e shtatzënisë nena duhet me çdo kusht të kryejë testin e Hiv Aids më parë se të planifikojë ardhjen në jetë të në fëmije
Top Channel