Dënohet përjetë në Britani vrasësi maniak i dy grave ‘eskorta’ që joshi në fermën me qera (fotot)

01/12/2022 18:29

41 vjeçari Brown mohon vrasjet, por është shpallur fajtor pas një hetimi kompleks të policisë së Kent e Sussex në Britani, që nisi kur Alexandra u zhduk në nëntor 2021.

Pamje të rënda të publikuara nga policia tregonin konteinerin ku vrasësi i dyfishtë Mark Brown kishte mbyllur një prej viktimave, si dhe veprimet që bëri për të mbuluar krimin.

Ai u shpall sot fajtor për vrasjen e 33-vjeçares Leah Ware e 34-vjeçares Alexandra Morgan, te cilat i kishte njohur fillimisht si ‘punonjëse seksi’ në rrjetet online.

Pak pas dhënies së verdiktit fajtor,  policia publikoi të dhënat e hetimit, përfshi dhe arrestimin e të dyshuarit dhe konteinerin ku kishte mbajtur te mbyllur Leah.

Në gjyq u tha se Alexandra Morgan kishte lënë një shënim me të dhëna që drejtonin policinë në banesën e Brown, bashkë me celularin me të cilin kishte folur me të.

Brown, mohon vrasjet e dy grave, të cilat punonin si ‘eskorta seksi’ me porosi, por është akuzuar nga policia e Sussex pas një hetimi kompleks.

Vrasësi kishte djegur trupin e 34-vjeçares Morgan në një furrë të improvizuar, ndërsa trupi i 33-vjecares Leah Ware nuk është gjetur kurrë, edhe pse prokurorët besojnë se ai ka përdorur metoda të njëjta, si dhe ka vrarë qenin e saj Lady.

Brown isihte njohur me të dyja viktimat tragjike në një rrjet seksi me pagesë, u tha në gjykatën e Hove.

Brown ishte njohur me Ware në vitin 2018 kur e thirri për seks dhe më pas të dy krijuan një marrëdhënie të çrregullt romantike.

Ai mori me qera një banese me toke në Hastings, ndërsa Ware u vendos me vone me të, duke paguar me paratë e asistencës sociale qe merrte. Gruaja jetonte filliisht ne nje rulote pastaj ne nje konteiner te vjeter qe ishte atje.

Në gjykatë u tha se Brown ishte shumë kontrollues ndaj Ware dhe e mbyllte në një plevicë kur shkonte në punë ne ndertim.

Ai besohet se e ka vrarë atë rreth 7 majit kur ajo i kërkonte të linte partneren e tij të vjetër  Lisa Clark, me të cilën e tradhtonte.

Në gjykatë u tha se kur u zhduk zonja Ware, Brown nisi të përpiqej të bënte të dukej se ajo ishte gjallë e mirë, duke marrë mjekimet e saj nga farmacia e duke përdorur kartën e saj për të tërhequr paratë nga llogaria e gruas.

“Megjithëse nuk e kemi gjetur kurrë trupin e Leah Ware, ne besojmë se ajo është vrarë nga Mark Brown,” tha detektivi Wolstenholme.

Pak kohë më vonë Brown kërkoi nga i njëjti rrjet Alexandra Morgan për seks me pagesë. Pasi e kishte thirrur disa ai e vrau atë në fermën e tij dhe dogji trupin një zjarr të improvizuar në një fuçi nafte.

Detektivi Neil Kimber, tha: “Alex Morgan ishte një grua e dedikuar ndaj dy fëmijëve të saj. Por tragjikisht përpjekjet për të fituar para e vunë atë në kontakt me maniakun Mark Brown.”

Policia tha se ishin bindur për fajësinë e Brown kur pas vdekjes së Alex, në dhomën e gjumit të një prej djemve të saj gjetën një shënim, para dhe disa objekte te lëna enkas.

“Aty kishte një shënim që thoshte pak e shumë ‘nëse mua më ndodh gjë, thuaj policisë të kontrollojë këtë adresë’, e cila rezultoi të ishte ferma e vrasësit Little Bridge Farm.”

Në një tjetër letër gruaja kishte shkruar historinë e rreme me të cilën Brown e kishte joshur në shitëpinë e tij, duke i thënë se për një fundjavë pune do ta paguante 100,000 paundë.

“Por ajo ishte vendosur të linte gjurmë prapa, pasi duke qartë se kishte dyshime se diçka do të shkonte keq”, tha detektivi.

Gjykatësi Nicholas Hilliard KC i tha Brown: “Dënimi i vetëm që mund të të jepet është burgim i përjetshëm.”

Dënimi do të jepet në janar teksa gjykatësi tha se pasojat mbi familjet e viktimave janë shkatërrimtare, ndërsa i kërkoi Brown t’i tregonte familjes së Leah Ware se çfarë ka bërë me trupin e saj.

FOTO GALERI
2/9
Brown ishte njohur me Ware në vitin 2018 kur e thirri për seks dhe më pas të dy krijuan një marrëdhënie të çrregullt romantike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA