A ka pasur me të vërtetë një konflikt mes saj dhe Rihanna-s?! Reagon Rita Ora!

01/12/2022 12:37

Së fundmi, Rita Ora ka folur rreth thashethemeve për një sherr mes saj dhe yllit tjetër të muzikës pop Rihanna në një intervistë të re me Louis Theroux.

Të dy artistet nënshkruan me ”Roc Nation”, agjencinë diskografike në pronësi të Jay Z, që u bë edhe shkak i lajmeve të një mosmarrëveshjeje të supozuar mes tyre. Në vitin 2015, Ora paditi labelin duke kërkuar të largohej prej tij pasi pretendonte se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte krijuar shumë të tjerë.

”Roc Nation” kundërshtoi dhe më pas të dyja palët të arrinin një marrëveshje në maj 2016. Ora foli për këtë në intervistë ku u pyet se pse nuk publikoheshin këngët e saj.

“Nuk e di. Regjistrova këngë për dy ose tre vjet rresht. Unë regjistrova një videoklip dhe ata e hoqën atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, tha këngëtarja.

Duke u ndalur te Rihanna, Theroux e pyeti: “Është raportuar se të gjitha këngët i shkonin Rihanna-s, ajo ishte padyshim artistja më e njohur. Ajo po i refuzonte fillimisht të gjitha dhe do të ulej t’i shihte të gjitha vetë. Por, ti nuk mund ta bëje diçka të tillë dhe ajo kishte një problem me ty.”

Mirëpo, Rita u shpreh se në këtë industri përpiqen t’i vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Gjithsesi, shtoi se ka qenë gjithnjë një fanse e Rihanna-s dhe gëzon respekt për të.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se ata gjithmonë i vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe do të jem gjithmonë. Kam respekt për të”, tha Rita.

Rikujtojmë, se së fundmi ylli i muzikës Rihanna ka folur për herë të parë për zgjedhjen e saj dhe të partnerit A$AP Rocky për ta mbajtur privat emrin dhe foton e djalit, edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga lindja e tij.

Top Channel