Isli Islami komenton debatet në “DWTS” dhe tregon kush janë katër finalistët sipas tij

30/11/2022 23:19

Moderatori Isli Islami, pasi mori pushim nga moderimi ka marrë vëmendjen e publikut këto javë me performancat e tij në skenën e “Dancing With The Stars”.

Përveç spektaklit dhe kërcimeve të ndryshme çdo javë, konkurrentët janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin dhe me vetë anëtarët e jurisë.

Si i komenton moderatori këto debate?

Unë në mendoj që sherret janë normale. Fakti që ka sherre, debate, ka dhe garë. Tregon që gara ekziston dhe është e fortë. Përndryshe, do të ishte shumë e vakët. Ajo që është e rëndësishme është të debatojmë, por të respektojmë njëri-tjetrin”.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Isli thekson se garën në spektaklin e kërcimit do ta shijojë dhe nuk ka për qëllim të bëhet kërcimtar profesionist.

Unë nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të bëhem balerin. Nuk është si në pension që fillon të pikturosh. Baletin ose e fillon herët”.

Kush mendon Isli Islami se do të jetë në finalen “Dancing With The Stars”?

“Së pari unë, se nuk po punoj kot, po punoj për finalen dhe fitoren. Elhaida Dani, Ardit Çuni dhe Salsano Rapi”, u përgjigj moderatori.

Top Channel