Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Përveç Universitetit të Mjekësisë së Tiranës që është më i kërkuari nga të rinjtë diploma e të cilit ju shërben si pasaportë për të emigruar jashtë Shqipërisë, institucionet e tjera të arsimit të lartë vend po vuajnë nga rënia e numrit të studentëve.
Edhe pse vit pas viti kuotat tkurren, sërish ato nuk mbushen plotësisht. Universiteti i Tiranës nga 4902 vende në total, më shumë se 20% i ka mbetur bosh.
Më i rrezikuari është fakulteti i gjuhëve të huaja, por edhe fakulteti i shkencave të natyrës. Me këto ritme, kur me vështirësi plotësohet numri prej 10 studentësh në degë si kimia, fizika, matematika, parashikimet e ekspertëve tregojnë se në të ardhmen do të kemi mungesa në mësues profesionistë.
Pasojat e largimit jashtë Shqipërisë të familjeve shqiptare po i ndjen edhe Universiteti Bujqësor. Aty mungojnë 681 studentë, teksa 3 programe studimi peshkim agrobiologji dhe hortikulturë ku kishte vetëm 2 ose 3 studentë të regjistruar, edhe pse disa prej tyre shihen me prioritet kombëtar, nuk kanë mundur të hapen.
“Është një lajm i keq jo vetëm për universitetin bujqësor por për të gjithë bujqësinë të mbyllet hortikultura. S’do kemi më specialista për bujqësinë!”- tha pedagogu.
Sfida për të mbajtur gjallë degë me rëndësi kombëtare për institucionet e arsimit të lartë në rrethe është edhe më e fortë. Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan numëron 1243 mungesa të studentëve, e përafërsisht po aq është edhe numri i karrigeve të mbetura bosh në auditoret e universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës.
Programet e studimit në histori e trashëgimi kulturore nuk janë më zgjedhjet kryesore të studentëve aty apo degë si drejtësia e shkencat politike.
Universiteti i Tiranës (Viti akademik 2022-2023): 4902 kuota gjithsej, 3774 kuota të plotësuara, 1128 kuota bosh.
Top Channel