Sportingu i Lisbonës ka “blinduar” trajnerin Ruben Amorim, i cili prej 5 marsit të vitit 2020 drejton skuadrën portugeze, në drejtimin e së cilës ka fituar titullin kampion sezonin e kaluar, Kupën (2x) dhe Superkupën e Portugalisë.
37-vjeçari ia doli ta fitonte Kupën e Portugalisë edhe si trajneri i Bragës. Emri i tij është përfolur si tekniku i ri i PSG-së, teksa për të ka pëlqim dhe interesim edhe nga disa klube të Premier League.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit nga Lisbona kanë rinovuar kontratën me trajnerin e talentuar deri në vitin 2026. Sportingu renditet në vendin e katërt në kampionatin portugez, duke qenë 12 pikë larg Benfikës kryesuese.
Skuadra kryeqytetase siguroi kualifikimin në raundin e 1/16-ve pas renditjes në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, teksa do të sfidojë danezët e Midtjylland për një biletë në çerekfinalet e Europa League./ Super Sport
Top Channel