Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai është veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar, në respekt të ditës së Pavarësisë.

 ”Burj Khalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju urojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dubai përshëndet Shqipërinë.

Veç ngjyrave të flamurit, gjithashtu në sfond është vënë edhe himni kombëtar shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burj Khalifa by Emaar (@burjkhalifa)

Veç kullës më të lartë në botë, edhe Ura e Bosforit në Stamboll është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi në respekt të festës së 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA