Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.
“Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, shkroi ajo në Twitter.
Aktualisht ajo po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut.
“#BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se #Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën ??. #Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për ?? dhe liberalizimit të vizave për ??, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me ??&??. -@tfajon në Takimin e Liderëve të Mynihut.”, ka shkruar Fajon.
Top Channel