Parlamenti Evropian i rekomandon Bashkimit Evropian “të shfuqizojë kërkesën për të vendosur unanimisht lidhur me progresin e vendeve individuale në procesin e anëtarësimit.”
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i rekomandoi BE, “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me shumicë të cilësuar në vend të unanimitetit që BE të jetë një lojtar global më i besueshëm dhe efikas.”
Eurodeputetët rekomanduan gjithashtu që “negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në vitin 2030” dhe theksuan që “asnjë alternativë nuk duhet të zëvendësojë zgjerimin e BE.”
Ata i bënë thirrje BE “të kapërcejë situatën e status quo dhe të ringjallë procesin e zgjerimit si midis vendeve anëtare ashtu edhe në vendet aplikuese”.
Përballë kërcënimit rus në rritje
Në dritën e këtij kërcënimi për paqen dhe stabilitetin evropian, eurodeputetët argumentuan që “një politikë e gjallëruar e zgjerimit mbetet mjeti më i fortë gjeopolitik në dispozicion të BE-së”.
Ata gjithashtu u bënë thirrje shteteve anëtare të “përmbushin angazhimet e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor dhe të sigurojnë që të në vend të anëtarësimit të plotë në BE të mos ofrohen alternativa për vendet kandidate.”
Tërheqja e sanksioneve, BE të shpërblejë progresin e qëndrueshëm
Eurodeputetët „kërkojnë që reforma demokratike dhe sundimi i ligjit të vihen në krye të procesit të zgjerimit, krahas përmirësimit të monitorimit, raportimit, vlerësimit dhe kushtëzimit” theksohet në deklaratën për shtyp.
Rekomandimi për Strategjinë e re të zgjeërimit të BE, i miratuar nga eurodeputetët i kërkon BE-së “të bëjë më të dukshme financimin e BE-së dhe rezultatet e tij të prekshme në vendet në zgjerim. “BE të punojë në parandalimin e ndërhyrjes së palëve të treta në proceset politike, zgjedhore dhe të tjera demokratike të këtyre vendeve” cito deklarata për shtyp eurodeputetët.
Ata citohen të kenë rekomanduar që ”në të njëjtën kohë me sigurimin që “çdo mungesë progresi apo kthim prapa në procesin e reformave të lidhura me integrimin europian të ketë sanksione në kohë reale”pore dhe t’i shpërblejë vendet kandidate kur ato bëjnë përparim të qëndrueshëm, duke përfshirë edhe futjen e tyre në tregun e përbashkët të BE”.
Eurodeputetët i kërkuan BE “afate të qarta për përfundimin e negociatave me vendet që kanë hyrë në prcesin e anëtarësimit dhe këmbëngulën që negociatat duhet të përfundojnë më së voni deri në fund të kësaj dekade.”
Politika e jashtme e vendeve në proces anëtarësimi të përafrohet me BE-në
Deklarata e shtypit vë në dukje që eurodeputetët theksuan “rëndësinë e prioritetit për BE të përafrimit të politikave të jashtme dhe të sigurisë së vendeve në process anëtarësimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”
Ata rekomanduan që “negociatat e pranimit me Serbinë duhet të avancojnë vetëm nëse vendi mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat në lidhje me BE-në”.
Eurodeputetët mirëpritën vendimin “jashtëzakonisht të shpejtë të Këshillit Evropian për aplikimet për anëtarësim në BE të Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë dhe u bëjnë thirrje këtyre tre vendeve të përparojnë me reforma thelbësore”. Ata mirëpritën gjithashtu rekomandimin e kushtëzuar të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjë – Herzegovinës dhe i bënë thirrje Këshillit Evropian të ndjekë rekomandimin sa më shpejt të jetë e mundurm thekson deklarata për shtyp.
Rekomandimet e Parlamentit Evropian u miratuan me 502 vota pro, 75 kundër dhe 61 abstenime./DW
Top Channel