Ilsi dhe Ledia shkëlqyen me vallen e tyre të Dibrës në këtë puntatë të “Dancing With The Stars” dhe morën vlerësime shumë të mira nga juria.

Ata performuan një valle të shpejtë por sipas jurisë ishte shumë e bukur, pasi ka arritur të mbajë ritmet e duhura.

Kledi Kadiu: Shumë bukur më pëlqeve, me temperament, me fuqi. Përpara se të vinin dy shokët për ndihmë kryqëzimi i këmbëve, por në përgjithësi ishte shumë mirë.

Dalina Buzi: Kishte një moment që po shihja profesionistët dhe këmbët i kishte shumë të shpejta. Mu duk një valle sfilitëse. Mbyllja jote i vuri kapakun, ishte fantastike.

Valbona Selimllari: Ishte aq mirë dhe aq bukur në këtë kërcim ishte vërtetë si ata profesionistët unë e kam shijuar më shumë se çdo kërcim tëndin.

Armand Peza: Kishe vetëm nja dy momente, por nuk prish asnjë punë performanca ishte shumë e bukur.

Ata arritën të rrëmbenin nga juria 49 pikë, duke u vlerësuar nga Kledi Kadiu me 9 pikë, ndërsa të tjerët me 10.

Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.

Nëse Isli dhe Ledia ju pëlqyen me vallen e Dibres, atëherë dërgoni mesazh me tekst: VIP 13 nga Shqipëria dhe Kosova.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel