Me një valle elegante si ajo e Rugovës, Sara Hoxha dhe Luixhino sollën një atmosferë përrallore në DWTS.

E gjithë juria e vlerësoi pozitivisht kërcimin, madje i thanë dyshes se ky mund të ketë qenë edhe kërcimi më i mirë i tyre në këtë rrugëtim.

Kledi Kadiu: Mua më ke pëlqyer më shumë se gjithë netët e thera, fisnike dhe e përmbajtur, do të dija që momenti i fundit të kishte më shumë energji por shumë bukur.

Armand Peza: Ishin shumë mirë më pëlqyen, me thënë të drejtën nga fundi e morët pak lehtë.

Lili Cungu: Kjo është vallja më e bukur që kanë kërcyer. Sara e solli shumë bukur me pak gjëra të vogla

Valbona Selimllari: Është e vërtetë që ti ishe shumë bukur, megjithatë doja të ishe pak më energjike.

Dalina: Sara e mori vëmednjen, kishte feminilitet të mrekullueshëm. Ishte një ndër kërcimet më të mira që ke bërë.

Dalina Buzi: 10 pikë, Armand Peza: 10 pikë, Lili Cungu 10 pikë, Kledi Kadiu 9 pikë, Valbona Selimllari 9 pikë. Në total 48 pikë.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Sara Hoxhën  duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP3 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eliminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel