Afrimi i zgjedhjeve lokale po nxit një përplasje të paprecedentë brenda radhëve të demokratëve, të cilët kanë vendosur të dalin me dy kandidatë në zgjedhje.

Sali Berisha i konsideroi sfidantët e grupimit Alibeaj si kandidatë të Edi Ramës, duke i akuzuar për përfitime tenderash nga qeveria.

“E dini sa tendera ka fituar Kapllanaj apo jo? E kam publikuar shifrën, por do e publikoj prapa, përfshi pallatet aty, ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te ‘5 Maji’. Ka problem statutor në PD, s’ka forcë që ta tërheqë PD-në nga tenderat. PD është ajo parti e cila merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tendermenëve, sepse Kapllani ka listë të gjatë tenderash nga pushteti qendror dhe vendor, atë e komandojnë, atij i japin para.  Një votë, një pallat, një kandidat, një pallat, është në masën të paktën 80-90 për qind e vërtetë”.

I bindur se Lulzim Basha  vijon të ketë ndikim të fortë te grupimi që nuk mbështet linjën e tij, Sali Berisha ka vendosur që të riaktivizojë sulmet e forta ndaj ish-kryetarit e Partisë Demokratike. Berisha ka këmbëngulur se menaxheri i familjes Basha është i përfshirë në projektin e portit të Durrësit.

“Një akt makbethian të vërtetë të Edi Ramës, që e quaj më të rëndin, përfshirjen e kreut të opozitës në aferën e Durrësit. Sa i takon njerëzve afër meje, un po them emra, ish-administratori i kompanisë së tij Haxholli është gjetur që ishte administrator i Symfony Invest, i kompanisë që ishte EMAR”.

Opozita nuk ia doli të bllokonte ne parlament projektin e portit të ri të Durrësit, por Sali Berisha paralajmëroi se do të përdorë çdo mjet për të penguar realizmin e tij në terren. Një paralajmërim e kishte edhe për kompanitë që vendosin të investojnë në këtë projekt.

“Garantoj se do të bëjmë gjithçka për ta penguar këtë krim monstruoz që vulosi parlamenti.  Mos investoni se do të konsideroheni bashkëpunëtor në krim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA