Opozita kërkoi që të gjithë deputetët e saj të kenë të drejtën e fjalës në debatin për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

I pari ishte Sali Berisha që bllokoi foltoren dhe kërkoi që të gjithë deputetët të kenë të drejtën e fjalës.

“Përse nuk më jepni minutat e duhura që unë të flas. Kjo është një luftë për votën e lirë. Nuk largohemi që këtu nëse nuk na jepni fjalën për procedurë”, tha më pas Luan Baçi.

“Kjo seancë është simboli i thyerjes së rregullave, sidomos të opozitës. Më cenohet e drejta e fjalës si deputet i qytetit që përfaqësoj (Durrësit)”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.

“Po e interpretoni shtrembër rregulloren me kërkesë të Edi Ramës”, akuzoi Edmond Spaho kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Enkelejd Alibeaj kërkoi kohë të pakufizuar për debatin në lidhje me marrëveshjen për Portin e Durrësit. ”

Detyrimi minimal është t’ua bëjmë me dije shqiptarëve çfarë po ndodh, t’u japim kohën të gjithë deputetëve të marrin fjalën e tyre”, tha ai.

Petrit Vasili dhe Taulant Balla shkëmbyen akuza nga vendi, ndërsa Vasili nuk kurseu ofendimet për deputetin socialist.

“Kjo është vendosje e njëanshme e kohës nga ana e Grupit Parlamentar të PS-së”, theksoi Vasili.

Nikolla ndërpreu seancën për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve me qëllim të diskutohet sërish koha e debatit mbi Portin e Durrësit. Konferenca e Kryetarëve vendosi që debati për portin e Durrësit të bëhet pa afat dhe çdo deputet ka të drejtën e fjalës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA