Benësat dhe tokat në disa zona të Lezhës janë përmbytur nga shirat e dendur që përfshinë vendin tonë ditën e djeshme.

Ditën e sotme ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë si në  Mabë, Piraj, Gjadër, Torovicë.

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm shi, ndërsa Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur.

Tërheqja në këta lumenj po bëhet shumë ngadalë, por nuk kanë dalë nga shtrati.

Kuota rritjes së nivelit në lumin Drin është +1 m nga +2 që është kuota kritike. Lumi Mat ka rritur prurjet, por deri më tani nuk ka pasur probleme.

Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700 hektarë, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500 ha.

Në fshatin Gajdër të njësisë administrative Dajç të Bashkisë Lezhë, ka 15 banesa në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs janë pesë banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq janë tre banesa në ujë, ndërsa në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika.

Top Channel