Spitali i shkretuar i Bulqizës! Nuk ka mjekë, të aksidentuarit dërgohen me helikopter në Tiranë
20/11/2022 12:57
Spitali i Bulqizës është shndërruar në një qendër shëndetësore.
Prej vitesh, ky spital nuk ka mjekë specialistë si kirurg, Anestezist, Ortoped-Traumatolog, Gjinekolog, Reaminator si dhe Otolaringolog.
Mbi 50 mijë banorë janë të detyruar të udhëtojnë drejt spitaleve të Peshkopisë, Burrelit ose në Tiranë, ndërsa për urgjencat përdoret helikopteri. Të aksidentuarit në rrugë apo në minierë transportohen nga ajri drejt Tiranës, sepse ky spital nuk mund t’u vijë në ndihmë.
Top Channel