Shërbimi spitalor në Kukës ofrohet në nga e hëna në të premte, në fundjavë janë mjekët roje ata që rrinë në gatishmëri për të dhënë ndihmën mjekësore.

“Urgjenca funksionon 24h kemi mjek urgjence, pediatër, kirurgu është gjatë gjithë javës prezent, reanimatori është gjate gjithë javës dhe shërbimi është i pandërprerë.”- u shpreh mjeku.

Lëvizjet e autoambulancave nga Kukës në Tiranë, në fundjavë janë më të shpeshta, pasi përpos mungesës së mjekëve specialistë, të shtunave dhe të djelave jo të gjithë mjekët janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Rastet të cilat përbëjnë dhe kanë kompleksitet më të madh atëherë ne kemi organizuar dhe shërbimin e transferimit në QSUT.”- tha ai.

Sipas drejtorit të spitalit, mjekët në këtë spital rajonal janë të mjaftueshëm.

“Aktualisht nuk kemi nevojë për mjek shtesë, sepse klinika është e plotësuar. Të gjitha shërbimet si spital rajonal që jemi jepen 24h.”– tha Sulejman Sokoli, drejtor pranë spitalit rajonal Kukës.

Por ndryshe nga drejtuesit, qytetarët flasin me respekt për bluzat e bardha që punojnë në spitalin e Kukësit, sipas tyre Ministria e Shëndetësisë duhet të sjellë mjekë kirurg si dhe specialist për sëmundjet e brendshme, pasi në kirug i vetëm nuk mund të përballojë të fluksin e diagnozave  që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Shërbimi spitalor në Kukës si është?

“Në Kukës nuk është, por Kukësi ka nevojë për specialista se mungojnë doktorët këtu tek ne. Mjekët kanë ik te gjithë jashtë shtetit këtu vetëm infermier kanë mbet shumica.

Mungojnë mjek operacionesh, kirurg. Kemi por vetëm, pasi na duhen 2-3. Nëse është puna për urgjencën shkojmë edhe në Prizren, në Tiranë s’kemi pse ikim.

Tani një mjek ndërroi dhe e ka zëvendësuar një mjek i Tiranës, ai vjen nga Tiranë dy herë në javë, bëhet fjalë për mjekun e ftohjeve.

Ka nevojë për mjek të tjerë si kirurg dhe sëmundjeve të brendshme.”- u shprehën banorët.

Top Channel