Maluma largohet nga intervista live pasi u pyet për qëndrimin e tij ndaj abuzimit të drejtave të njeriut në Katar

20/11/2022 13:22

Këngëtari kolumbian Maluma është larguar gjatë një intervistë live pasi gazetari tha se ai mund të akuzohej për përkrahjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Katari.

Gjatë transmetimit në televizionin publik izraelit, Maluma u pyet nëse ai nuk i kishte problem shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend, pasi Shakira dhe Dua Lipa refuzuan të merrnin pjesë në Kupën e Botës për këtë arsye.

“Është diçka që nuk mund të zgjedh, unë erdha këtu për të shijuar jetën,për të shijuar futbollin, nuk është diçka që unw dua të përfshihem”, u përgjigj Maluma.

Ndërsa gazetari këmbënguli se kjo është diçka që njerëzit mund ta mendojnë, Maluma u largua duke e quajtur atë “të pasjellshëm”.

Ylli do të shfaqet së bashku me Nicki Minaj dhe Myriam Fares në Tukoh Taka, i cili është himni zyrtar i Kupës së Botës FIFA Katar.

Top Channel