Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi Arditi dhe Jora, ndër çiftet më të pëlqyera në Dancing With The Stars dhe në krye të klasifikimeve, sonte erdhën me një Salsa.
Edhe pse kërcimi i tyre ishte tepër dinamik, juria e Dancing mesa duket priste më shumë prej Arditit. Ata vlerësuan se këngëtari ishte më i shpejtë sesa duhej në hapat e tij.
“Është i rrezikshëm, por duhet të kesh kujdes. E ke të natyrshëm energjinë, por e tejkalon vrullin. Shumë herë shkon jashtë. Pati dy probleme në kërcim, kalimi i këmbës. Duhet të kesh shumë kujdes Ardit. Nuk më pëlqeu aq sa herët e tjera. Gati muzika po të ndiqte ty”- tha Kledi Kadiu.
“Ti ngaqë je shumë energjik, e jep të gjithë në kërcim. Do duhej pak përmbajtje nga ty. Mua më pëlqeu, je i mirë por dua të të shkoh në Vals. Ai pretendon fitoren, duhet të jesh i saktë.”- tha Valbona Selimllari.
“Ti e ke treguar që kë shumë aftësi. Jora është skenike, e jashtëzakonshme. Ke qejf të të shohësh. Fakti që ti merr vëmendje edhe nga Jora, ky është një plus. Nuk mendoj se ishte kërcimi on top i yti”- tha Dalina.
“Ishte mirë dhe për mua ishte okej. Te pjesa e ngritjes së këmbës u friksova. Ishe para muzikës dhe Jorës.
Në total ata arritën të merrnin 34 pikë nga juria.
Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…
Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar.
Top Channel