Arditi dhe Jora, ndër çiftet më të pëlqyera në Dancing With The Stars dhe në krye të klasifikimeve, sonte erdhën me një Salsa.

Edhe pse kërcimi i tyre ishte tepër dinamik, juria e Dancing mesa duket priste më shumë prej Arditit. Ata vlerësuan se këngëtari ishte më i shpejtë sesa duhej në hapat e tij.

“Është i rrezikshëm, por duhet të kesh kujdes. E ke të natyrshëm energjinë, por e tejkalon vrullin. Shumë herë shkon jashtë. Pati dy probleme në kërcim, kalimi i këmbës. Duhet të kesh shumë kujdes Ardit. Nuk më pëlqeu aq sa herët e tjera. Gati muzika po të ndiqte ty”- tha Kledi Kadiu.

“Ti ngaqë je shumë energjik, e jep të gjithë në kërcim. Do duhej pak përmbajtje nga ty. Mua më pëlqeu, je i mirë por dua të të shkoh në Vals. Ai pretendon fitoren, duhet të jesh i saktë.”- tha Valbona Selimllari.

“Ti e ke treguar që kë shumë aftësi. Jora është skenike, e jashtëzakonshme. Ke qejf të të shohësh. Fakti që ti merr vëmendje edhe nga Jora, ky është një plus. Nuk mendoj se ishte kërcimi on top i yti”- tha Dalina.

“Ishte mirë dhe për mua ishte okej. Te pjesa e ngritjes së këmbës u friksova. Ishe para muzikës dhe Jorës.

Në total ata arritën të merrnin 34 pikë nga juria.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA