Kryefjala në skenën politike të këtyre ditëve ka qenë projekti i diskutueshëm për Portin e Durrësit, shoqëruar me debate dhe pikëpyetje të mëdha. Porti i Durrësit është më i madhi në vendin tonë dhe ndër më të rëndësishmit në detet Adriatik dhe Jon.

Investimi që kap vlerën e 2.1 miliard eurove u votua nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar. Por, transparenca për projektin e ri është duket si një kaos i vërtetë. Me ekspertë në studio, kjo çështje po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Top Story”, me Grida Dumën.

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka bërë kërkime për këtë projekt dhe tregon se çfarë nuk shkon me këtë projekt.

“Marrëveshja nuk është hedhur në faqen e Kuvendit. Përse nuk ka konsultim publik dhe përse negociatat kanë qenë të mbyllura dhe jo të hapura. Pika e dytë që më ka bërë përshtypje është se marrëveshje nuk është marrëveshje në favor të shtetit shqiptar. Ajo që përfiton më shumë është firma private. Kompania private nuk është në nivelin që është thënë, në statusin e investitorit strategjik. Prej vitit 2015, Shqipëria ka një ligj për investimet strategjike dhe që atëherë janë dhënë rreth 30 statuse të investitorit strategjik në fushën e turizmit. Asnjë nga këta investitorë kalim pronësie për një euro, ka marrë për 99 vite por jo pronësi të përjetshme.

Investimi që ai bën në zonën e projektit nuk është në nivelet që është thënë 2.1 miliard  euro… po të shohim tabelat financiare, shohim që për shtatë vitet e para, kompania do të angazhojë 161 milionë euro, ku 80 milionë janë të vetat dhe 80 synon t’i marrë nga institucionet bankare. Po ta llogarisim na del 23 milionë euro në vit. Pjesa tjetër e parave do të arkëtohen duke shitur apartamentet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA