“Si nisi, e si po shkon”, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e komentoi plot me tone ironike fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç të veshur si çeçen.
Përmes një postimi në Twitter, zyrtarja e lartë europiane bënte krahasimin se si ishte Serbia më parë e ku qëndron tani. Ajo postoi një foto të Vuçiçit me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe një fotografi të tanishme të tij me Turko Daudov, këshilltar i udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.
Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb. Sot është një situatë e vështirë politike në botë… Por, përkundër të gjitha vështirësive dhe presionit të madh që ushtron Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, citohet të ketë thënë ai.
Vuçiçi ndërkohë, falenderoi popullin rus duke thënë se Rusia “është një komb vëlla” për serbët. “Për këtë arsye, citohet të ketë thënë kreu i shtetit serb, marrëdhëniet tona nuk ka presion që i shkatërron. Von Cramon është shfaqur përherë si mbështetëse e Kosovës, e vazhdimisht ka insistuar në liberalizimin e shpejtë të vizave, duke insistuar se vendi i ka përmbushur të gjithë kriteret dhe qytetarët e tij e meritojnë plotësisht të lëvizin lirshëm.
Top Channel