80 gra që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit janë ndaluar këtë të enjte.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Operacioni u zhvillua nga drejtoria e përgjithshme e policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA