Isli Islami dhe Ledia, ishin çifti i tretë i grupit “Zap” që perfomuan në skenën e Dancing With The Stars me një Samba.

Me ritme shumë energjike ata “lëshuan” veten në skenë, por pati një zhgënjim nga juria, të cilët kishin më shumë pretshmëri nga Isli, nisur nga perfomancat e tij të mëparshme.

Mu duk më shumë salsa sesa samba për nga mënyra hapave. Padieshkat ishin të sakta, sidomos e dyta. Më bëri pak përshtypje, pse më shumë salsa”- ishte kritika e Kledi Kadiut.

Në këtë zhaner, je te Isli dhe e shijon, je brenda energjisë tënde. Kam një kritike që kam dashur të ta them, shikon poshtë, të lutem mos shih më poshtë. Kam pretendime tek ty.”- tha Valbona Selimllari.

Po bëhesh i parashikueshëm dhe është rrezik i madh, duhet ta kuptosh vetë”- tha me një fjali Dalina Buzi.

Dukshëm është punuar shumë, por i njëjti nivel. Ledia ishte në super formë, komplimente ishit shumë mirë”- tha Armand Peza.

Në total, Isli Islami dhe Ledia arritën të rrëmbejnë 31 pikë nga juria përpos kritikave.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këmgëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA