Holanda lejon pushkët me ajër për të trembur ujqërit ‘tepër të zbutur’ në parqe (video-fotot)

03/11/2022 17:01

Masa vjen pasi në rrjetet sociale shfaqej një video ku ujku ecte qetësisht prane një familjeje në parkun kombëtar Hoge Veluwe.

Autoritetet rajonale holandeze kanë autorizuar përdorimin e topave të bojës dhe pushkëve me ajër për të trembur ujqërit që sipas tyre po mësohen me njerëzit dhe po kthehen në një rrezik serioz.

“Kemi të bëjmë me ujq që janë bërë shumë të zbutur,” tha zëdhënësi i provincës lindore Gelderland për rrjetin Omroep Gelderland. “Ne duhet të bëjmë që ata të kenë përsëri frikë nga njerëzit.”

Qeveria rajonale e Arnhem mori vendimin javës që shkoi, pasi në një video që qarkullonte në rrjetet sociale tregonte një ujk që ecte i qetë prapa një familjeje të trembur në parkun gjigant kombëtar Hoge Veluwe.


Zyrtarët thanë se topat e bojës ishin zgjedhur për t’u përdorur nga rojet e parkut për kafshët problematike, me objektiv t’i trembnin ato për të qëndruar të paktën 30 metra larg njerëzve.

Sipas një raporti të këtij viti, në Holandë besohet se jetojnë rreth 20 ujq të egër në parkun Veluwe, një çift në kufirin mes provincave Drenthe e Friesland provinces, ndërsa 11 kafshë të tjera jetojnë të vetmuara në vend.

Të paktën 16 këlyshë ujku kanë lindur sivjet, sipas një raporti të shtatorit, 13 prej të cilëve në rajonin e Veluwe dhe tre brenda vetë parkut.

Ujqërisht zakonisht tremben nga njeriu deh natyralistët thonë se kjo sjellje e tyre në park është e pazakontë. Kafshët janë të mbrojtura por nëse kthehen në problem ato mund të largohen ose të eliminohen.

“Kemi gjithashtu arsye të besojmë se pronari parkut i ka zbutur qëllimisht ujqërisht”, tha zyrtari shtetëror Niko Koffeman. “Nëse zona e Hoge Veluwe ka një popullatë ujqërisht që sillet ndryshe nga të tjerat në Holandë, atëherë kjo situatë është e dyshimtë”.

Por parku i mohon akuzat teksa drejtori Seger Emmanuel baron van Voorst tot Voorst, tha. “Ata duan të trembin ujqërit për të mos sulmuar njerëzit, kështu që duan t’i qëllojnë me topa boje, qe është një zgjidhje e rreme vetëm se nuk mund të thonë qëllojini me plumb në kokë”.

FOTO GALERI
1/3
Ujqërit sipas zyrtareve po mësohen me njerëzit dhe po kthehen në një rrezik serioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA