Lee Ji Han, një aktor korean dhe këngëtar i K-pop-it, ishte në mesin e më shumë se 150 viktimave që vdiqën në kaosin e turmës në një festë të Halloween në Seul gjatë fundjavës.
Lajmin e njotoi menaxheri i tij përmes një postimi në Instagram.
Agjencia e menaxhimit të Lee “935 Entertainment” e konfirmoi këtë lajm për mediat koreane të dielën.
Media raportuan se Lee ishte vetëm 24 vjeç.
‘935 Entertainment’shkroi se ishin “zemërthyer” për të ndarë lajmin e trishtuar, duke e quajtur interpretuesin “një anëtar të çmuar të familjes”.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për anëtarët e familjes që janë në pikëllim të thellë”, vazhdoi deklarata.
Lee ishte një konkurrent në sezonin e dytë të konkursit korean të këndimit “Produce 101”. Ai bëri debutimin e tij në aktrim në ëeb dramën e vitit 2019, “Sot ishte një tjetër ditë Nam Hyun”.
Të paktën 155 persona janë konfirmuar të vdekur, me shumë të tjerë të plagosur, pas një rritje të turmës gjatë festimeve të Halloween të premten mbrëma në një rrugicë të vogël në lagjen Itaewon të Seulit.
Top Channel