Debatet nuk kanë munguar as në mbledhjen e radhës në komisionin e ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti 2023 që sipas opozitës nuk mbështet shtresat në nevojë.
Ata kanë kërkuar përmes tij rritje të pagave e pensioneve, ndërprerje të pagesave të kontratave koncesionare, ndërsa mes kërkesave ishte edhe vendosja e minimumit jetik.
“Nuk është në qendër njeriu, duhet që paratë që vijnë nga rritja e çmimeve të shpërndahen për njerëzit. e kemi bërë ne gabim, edhe ju po e bëni. duhet të vendosni minimumin jetik, që pastaj do të sjellë efekt zinxhir”, tha Leskaj.
“Duhet rritur pagat dhe pensionet”, theksoi Dashamir Shehu.
Kritikat nuk kanë munguar as deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij, megjithëse ruhen parametrat buxhetor, mbështetja që ofrohet është e pamjaftueshme. Ai kërkon më shumë fonde për sektorët kyçë të ekonomisë.
“Ju thashë edhe vitin e shkuar që keni pak para (kompensimi naftës), edhe këtë vit keni pak para ndërkohë i jepni bujqësisë peshën kryesore”, tha Braçe.
Ndër të tjera, Braçe ka kërkuar më shumë kontroll mbi shpenzimet dhe zbatimin në kohë të investimeve, ndërsa shton se të ardhurat do të rriten vetëm duke vendosur barazi në taksim.
“Shpenzimet bëhen në fund të vitit, është keq-qeverisja. Çalon puna dhe duhet më shumë kontroll i monitorimit të këtyre punëve. Të ardhurat mund të realizohen por s’po kalojmë dot më shumë se 30% të PBB-së. ose kemi frikë ose shkojmë aty ku nuk duhet . duhet barazi dhe të ardhurat janë të garantuara. Të shkojmë te kapitali”.
Top Channel