“Nuk ndjej detyrim ndaj shtetit”/ Deklarata e kryeministrit irriton të rinjtë, studenti i mjekësisë: Nuk e shoh veten të qëndroj

31/10/2022 13:47

Vendimi i kryeministrit Edi Rama, për bllokimin e diplomave, ka irrituar studentët e mjekësisë në vendin tonë.

I ftuar në studion e “Shqipëria Live” studenti i mjekësisë Reji Haluli tregoi se si e priti vendimin e kryeministrit dhe nevojat që ai ka si student.

Gjatë diskutimit ai u shpreh se nuk ka firmosur asnjë kontratë me universitetin që të mos marrë diplomën.

Halili tregoi se ka hyrë në universitet me mendimin për të qëndruar ne vendin e tij, por me kalimin e kohës ka kuptuar se dëshiron të largohet.

“Kur  kam hyrë në universitet dhe kam parë se në çfarë gjendje është duke nisur që nga spitalet dhe pagat që marrin se mjekët bëjnë 10 vite shkollë. Unë marr 1000 lek të reja nga shteti si student i mjekësisë, por edhe ato si kemi marrë rregullisht. Mbaron shkollën dhe shteti ka nevojën e vet dhe në momentin që nuk të trajton sic duhet a e ke ndjenjën për të punuar. Nuk ndjej detyrim ndaj shtetit sepse paguaj tarifën vjetore 4500 mijë të reja”, u shpreh studenti.

Të gjitha shpenzimet që ai ka gjatë studimit në Tiranë, nuk i mjaftojnë dhe se financimet i merr nga prindërit.

“Nuk e shoh veten të qëndroj këtu. Nisja e këtij viti na ka kushtuar më shtrenjtë sepse janë rritur çmimet dhe qeratë. Financimi i vetëm janë prindërit sepse nuk me jepet mundësia të punoj, pasi janë leksione e seminare”, tha ai.

Top Channel