
Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua takimi i Remilit dhe Loridës, të cilët shprehën mendimin e tyre në lidhje me njohjen.
Pavarësisht se takimi u zhvillua në një vend të frikshëm, Remili përfitoi nga kjo situatë dhe e uli konkurrenten në prehrin e tij.
Gjatë gjithë kohës ata kërkuan të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, por Lorida e shprehu pasigurinë e saj vazhdimisht.
Lorida: Ti ke qejf që femrat të të sjellin kështu
Remili: Unë s’kam qejf që njerëzit të më shohin për lojë, kaq është e gjitha
Lorida: Çfarë planesh ke?
Remili: Nuk është se kam plane
Lorida: Me mua nuk ke plane të këqija, prandaj thua s’ke plane. Unë kam frikë se ti do luash me mua
Gjatë gjithë kohës Lorida tregonte frikën e saj, të cilën e shpjegoi edhe në studio.
Ajo u shpreh se e ka parë se si është sjellë Remili, ku në një moment afrohet dhe pastaj tërhiqet, për ketë arsye mendon se ai mund të luajë me të.
Top Channel